• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtëpi me shumë pronarë që nuk merren vesh me njëri-tjetrin, si po shkatërrohen monumentet në Gjirokastër

28/09/2023
Shtëpi me shumë pronarë që nuk merren vesh me njëri-tjetrin, si po shkatërrohen monumentet në Gjirokastër

Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një nismë e qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës po pengohet nga qytetarët pronar të banesave që tashmë janë pjesë e trashëgimisë botërore.

Nëpërmjet këtij vendimi që mban datën 26 janar 2022 Ministria e Kulturës financon mirëmbajtjen dhe rijetëzimin e këtyre ndërtesave duke dhënë bonuse nga 1 milion deri ne 6 milion lekë.

Por çfarë ka ndodhur në Gjirokastër? Ky qytet i cili është pjesë e UNESCOS, që në vitin 2005 shumë ndërtesa që mbajnë kategorinë e parë dhe të dytë të objekteve të mbrojtura po rrënohen. Problematikat kryesore janë konfliktet e pronësisë, dhe për rrjedhojë mungesa e një dokumentacioni të tillë pengon aplikimin dhe marrjen e bonusit.

Emisioni Fiks Fare solli banesa të amortizuara dhe shkatërruara edhe pse janë në lagjet historike të qytetit.

Çati të rëna, llamarina në vend të dyerve të drunjta, dhe mure të shembura, kjo është panorama e një rrugice të lagjes “Pazari”

Ardis Duka , drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër tregoi për Fiksin se kjo është një problematikë e madhe për Gjirokastrën, pasi kështu rrezikohen shumë ndërtesa që kanë vlera të veçanta. “Për këtë duhet një rregullim me ligj, sepse pronarët mund të mos duan asnjëherë t’i rindërtojnë apo mirëmbajnë këto ndërtesa, por janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe si të tilla janë përgjegjësi e jona dhe e shtetit për t’u mbajtur” thotë z.Duka.

Ai tregon se problemet e pronësisë janë pika kryesore që nuk mund të aplikohet për fondin që jep Ministria e Kulturës.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm në Bashkinë Gjirokastër, Nertil Nebiaj thotë se këtë vit Gjirokastra ka patur një bum turistësh, por problematikat e shkatërrimit të shumë monumenteve ndikojnë negativisht në këtë gjë. “Bashkia ka bërë maksimumin që të gjejë dhe të mbledhë pronarët, mungesa e tyre ka çuar në rrënimin e banesave tek rrugica e Pazarit” thotë z.Nebiaj. E ndërkohë që pronarët nuk bëhen bashkë, monumentet e kulturës po rrënohen një nga një./TCH

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al