• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptari shpëtoi 6 pasagjerë, serbët duan meritat: Është heroi ynë

24/11/2021
Shqiptari shpëtoi 6 pasagjerë, serbët duan meritat: Është heroi ynë

Një nga shtatë të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari, është Lulzim Sulejmani, shqiptar nga Presheva.

I riu nuk po flinte kur ndodhi aksidenti, ndaj pa gjithçka dhe qe në gjendje të reagonte më shpejt se të tjerët.

Ai arriti të thyente xhamin e të hidhej nga autobusi, duke tërhequr edhe të fejuarën e tij e madje ka ndihmuar dhe 5 persona të tjerë, pasi dyert e mjetit u bllokuan.

Veprimi i Lulzimit me kombësi shqiptare, por shtetësi serbe për shkak se është nga Lugina e Preshevës, është pasqyruar menjëherë në mediat e Serbisë si gjesti heroik ‘i një serbi’.

Gazeta Blic e nis shkrimin e saj mbi të me titullin ‘Një hero i vërtetë’, ndërsa në artikull theksohet sesi një shtetas serb, edhe psë i lënduar vetë, ndihmoi të shpëtonin 6 persona të tjerë nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari. Të riun e ka vizituar në spital edhe ambasadori serb në Sofje.

Ministria e jashtme serbe e përgëzoi Sulejmanin në Twitter dhe i uroi shërim të shpejtë.

Vetë i riu ka rrëfyer se shoferin e zuri gjumi, pas kësaj, mjeti goditi një trafikndarëse, i plasi goma e parme dhe mori flakë.

‘I gjithë autobusi u mbush me tym. Theva xhamin dhe u hodha matanë bashkë me të fejuarën dhe disa persona të tjerë. Në autobus dëgjoheshin shumë britma. Pastaj nuk e di çfarë ndodhi pasi fillova të ec dhe u largova të paktën 200 metra, sepse mendoja që do shpërthente. Fëmija më i vogël pranë nesh ishte 4 vjeç. Shkak i vetëm i aksidentit është përgjumja e shoferit. Po binte shi’, ka thënë i riu, i cituar nga mediat greke.

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025
Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë
Kryesore

Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë

10/07/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Sekuestrohen 9 pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër, nuk kanë burime të ligjshme financimi

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

“X” në Estoni kënaq “demat”, rriten shanset e Partizanit për kualifikim, Gega: Në Tiranë një tjetër histori

11/07/2025
Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al