Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka dhunuar disa efektivë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Volos një ditë më parë. Media vendase shkruajnë 31-vjeçari ishte i dehur dhe u ndalua nga policia për kontroll.
Ai refuzoi kërkesën e tyre dhe menjëherë i sulmoi duke i kundërshtuar dhe goditur. 31-vjeçari raportohet se sulmoi dy oficerët 45 dhe 47 vjeç duke u shkaktuar lëndime fizike. Ata thërritën për ndihmë patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptari. Edhe shoqërimi i tij drejt paraburgimit nuk ka qenë i lehtë. Sipas shtypit vendas, 31-vjeçari vazhdonte të kundërshtonte.