• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptari që ndihmon jetimët, i nominuar për çmimin ndërkombëtar “Herman Gmeiner”

01/07/2020
Shqiptari që ndihmon jetimët, i nominuar për çmimin ndërkombëtar “Herman Gmeiner”

Alfred Muharremi është i pari shqiptar kandidat për çmimin ‘Herman Gmeiner’, i cili është një fondacion kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Alfredi i rritur vet në fshatin Sos, pa mbështetjen e familjes, për fat është shëndërruar sot në një shembull për të tjerët.

Në një intervistë në “Rreze Dielli” ai foli për këtë nominim mjaft të rëndësishëm ndërkombëtarë, ku është renditur në 8 finalistët, duke shënuar kështu të parin shqiptar që arrin kaq pranë çmimit të parë. Alfredi prej vitesh është anëtar i bordit drejtues të Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri. Ai i ndjek me vëmendje çështjet që kanë lidhje me ta.

“Aktualisht për herë të parë në 70 vite SoS fshatrat e fëmijëve në Shqipëri është kualifikuar në 8 finalistët e çmimit ndërkombëtar “Herman Gmeiner Award 2020” , është një çmim që nderon figurën e modelit Herman Gmeiner, I cili krijoi organizatën e shtrirë në 136 vende të botës. Jam i lumtur që Shqipëria për herë të parë është në këtë finale dhe e kanë përzgjedhur si finaliste”, shprehet Alfred Muharremi.

Ndërsa i pyetur për skandalet ku janë implikuar disa nga institucionet e kujdesit shoqërorë për fëmijë shprehet se ka qenë kërkesë e vet grupit të të rinjve që të denoncojë dhe të faktojë të gjitha abuzimet që kanë ndodhur në kohë, ndër vite nga institucionet shtetërore të përkujdesit për këta fëmijë.
“Kjo ka qenë një iniciativë për t’i treguar shtetit, që nuk mjaftojnë vetëm paratë për t’u kujdesur për fëmijët por mjaftojnë politikat sociale, mjafton që të ketë një staf të mirëkualifikuar dhe një staf të edukuar. Modeli I familjes SOS realisht mund të them se është si një familje e vërtetë. Aty ti trajtoheshe si qënia më e rëndësishme e saj, të dhurohej dashuria. mbrojtja siguria, ishin jashtëzakonisht me shumë standarte”, thotë ai.
Alfredi shprehet se në fakt në institucionet shtetërore të përkujdesit për këta fëmijë ka probleme të theksuara.
“Ajo që e shikoj si domosdoshme dhe që e shikoj si gjënë kryesore e cila ka penguar në integrimin e kësaj kategorie është kuadri ligjor. Ne duke marrë një iniciativë …..shpresojmë që ti japim fund problemeve të 30 viteve që kanë rrjedhur nga moszbatimi i ligjit për statusin e jetimit, është në ligj zero funksional, zero i zbatueshëm”, shprehet ai.

Related Posts

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg
Lifestyle

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
Shkencëtari zbulon ujin më të vjetër në Tokë dhe e pi atë
Lifestyle

Shkencëtari zbulon ujin më të vjetër në Tokë dhe e pi atë

13/07/2025
Shkrirja e akullit zbulon një sekret të varrosur në Malet Shkëmbore që nuk është parë prej 6,000 vjetësh
Lifestyle

Shkrirja e akullit zbulon një sekret të varrosur në Malet Shkëmbore që nuk është parë prej 6,000 vjetësh

13/07/2025
Arsyeja tragjike pse nuk ka peshkaqenë të bardhë të mëdhenj në akuariume
Lifestyle

Arsyeja tragjike pse nuk ka peshkaqenë të bardhë të mëdhenj në akuariume

13/07/2025
Shkencëtarët zbulojnë pemë gjigante 3,000-vjeçare në Tanzani
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë pemë gjigante 3,000-vjeçare në Tanzani

13/07/2025
Një “përbindësh” i paidentifikuar del në një plazh të Malajzisë
Lifestyle

Një “përbindësh” i paidentifikuar del në një plazh të Malajzisë

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

15/07/2025
Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al