• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët të çmendur pas tij, Luizi bëhet milioner, ja sa fiton për një postim në faqen e tij në Instagram

13/03/2023
Shqiptarët të çmendur pas tij, Luizi bëhet milioner, ja sa fiton për një postim në faqen e tij në Instagram

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli, nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”. Këngëtari u rikthye në vëmendje të publikut, pas shumë vitesh distancim.

Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë.
Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të.

Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banor i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar.
Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 1.3 miliardë shikime.

Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 576 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA.

Por, këtë sukses të tij këngëtari nuk e imagjinonte dot deri dje, pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani.

Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë. Madje, Luizi tha se shpreson që në “Instagram” të ketë arritur 10 mijë ndjekës deri të tani.

“Para një muaji erdhi një dron dhe shkruante ‘Luani një miliard klikime’, ne menduam se po talleshin, por paska qenë e vërtetë, unë nuk kam pasur ‘Instagram’ kur kam hyrë brenda i kam thënë një shoqes më ka thënë se kur të hysh do ta hap, ishalla i kam kapur 10 mijë, boll kam, sepse jam nga zero”, ka thënë Luizi.

Ndërkohë edhe kënga që ai i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, ka arritur në 7.9 milionë klikime në “You Tube”, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të këngëve shqiptare, që kanë klikime reale.

Shpeshherë në shtëpinë e “Big Brother”, kanë mbërritur dronë, që kanë tentuar t’i japin informacion Luizit për çfarë po ndodhë jashtë me imazhin e tij. Edhe ato pak dronë që ka lexuar, Luizi nuk i ka besuar.

Por, ajo që nuk di Luizi, është fakti se ndonëse ende në lojë, ai është bërë i pasur. Kompani të mëdha janë ofruar për ta pasur imazh të tijin, kurdo që ai të lërë lojën.
Bëhet me dije se një kompani kosovare është në bisedime me miqtë dhe të afërmit e tij për ta pasur imazh të produkteve të saj.

Kontrata e majme do t’i ndryshonte jetën këngëtarit, që si edhe vetë e ka deklaruar që nga dita që u fut në lojë, është i papunë. Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i.

Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij.

Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë.

Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë.

Dhurata e fundit e mbërritur ishte një varëse floriri, që është krijuar posaçërisht për të. Aq të zjarrtë janë fansat e Luizit, sa kanë festuar edhe ditëlindjen e nënës së tij, e cila ndodhet në SHBA. Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë uruar këngëtarin për ditëlindjen e nënës së tij.

“Urime ditëlindjen”, dëgjohen të thonë ata ndërsa Luizi i përgjigjet “Veç të jenë mirë”. Por, padyshim nuk mungon as urimi i fansave për nënën e këngëtarit në këtë ditë.

Një parashutë është ngritur ku në të valvitet një pankartë me shkrimin: “Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit. Je mbretëresha jonë!”.

Kjo video është shpërndarë edhe në profilin zyrtar të Luiz Ejllit. Veç bizneseve, që po kërkojnë këngëtarin për kontrata të majme, edhe fansat duket se janë apasionuar kaq shumë pas këtij personazhi, sa kanë bërë armiq edhe banorët e tjerë, me të cilët Luizi nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë.

Tea Trifoni, e cila ka qenë pjesë e “Big Borther VIP” ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se një fans i Luizit, ka tentuar ta përplasë me makinë. Ish-banorja tregoi se ka qenë me motrën e saj në makinë, kur një person, që sipas saj ka qenë fans i Luizit është përpjekur që të bëjë karambol.

“Pak ditë më parë, një nga fansat e Luizit u mundua të më përplaste me makinë. ‘Big Borther’ vazhdon edhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra e vogël në timon, ndërsa dikush po mundohej të në përplaste dhe të bënim karambol”, rrëfeu Tea teksa ishte e ftuar në “S’e luan topi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

U tha se ishte i dënuar në Greqi, Çuçi flet për kandidatin e Kuçovës: Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq. Alternativa e tyre duhet refuzuar
Lajme

U tha se ishte i dënuar në Greqi, Çuçi flet për kandidatin e Kuçovës: Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq. Alternativa e tyre duhet refuzuar

31/03/2023
Shembet muri mbrojtës në rrugën e “Ujit të Ftohtë”, bllokohet qarkullimi i mjeteve në një korsi
Lajme

Shembet muri mbrojtës në rrugën e “Ujit të Ftohtë”, bllokohet qarkullimi i mjeteve në një korsi

31/03/2023
Qetsori Big Brother bën gjestin human për familjarët e të ndjerit Pal Kola
Lajme

Qetsori Big Brother bën gjestin human për familjarët e të ndjerit Pal Kola

31/03/2023
“Dhuroja 1 mijë euro familjes së Palit”, Olta kërkon të vërë në vështirësi Luzin, përgjigja e la pa fjalë
Lajme

“Dhuroja 1 mijë euro familjes së Palit”, Olta kërkon të vërë në vështirësi Luzin, përgjigja e la pa fjalë

29/03/2023
Gjendet një trup i pajetë në Vlorë
Lajme

E zë pema poshtë, humb jetën 42-vjeçari

29/03/2023
Mori lekë për të mos vënë gjobën, pezullohet nga detyra polici i rrugores
Lajme

Mori lekë për të mos vënë gjobën, pezullohet nga detyra polici i rrugores

29/03/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Disa miq nuk i njoh më! Janë klonuar si Berisha”/ Bejko: Dua që ai të humbasë dhe të ikë në shtëpi!

“Disa miq nuk i njoh më! Janë klonuar si Berisha”/ Bejko: Dua që ai të humbasë dhe të ikë në shtëpi!

01/04/2023
“Pamjet magjepsëse të Vjosës në ditën e shpalljes Park Kombëtar”, media austriake kronikë për “Perlën e egër të Europës” (VIDEO)

“Lumi Vjosa Park Kombëtar”, Shqipëria merr statusin e vendit të gjelbërt europian për muajin mars

01/04/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al