• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët punojnë më shumë se europianët (dhe paguhen më pak)

22/09/2023
Shqiptarët punojnë më shumë se europianët (dhe paguhen më pak)

Nga Xhorxhina Deda

Sipas të dhënave më të fundit të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ kryqëzuar me ato të ‘INSTAT’ shqiptarët punojnë rreth 6 orë më shumë në javë se europianët. Pra, sipas të dhënave të vitit 2022 në Shqipëri punohet pothuaj një ditë më shumë se në vendet e Bashkimit Europian. Orët mesatare aktuale javore për një të punësuar me pagë në vendin tonë janë 43.7 orë, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është 37.3 orë.

Me këtë tregues Shqipëria kryeson Europën duke u renditur e para me më shumë orë pune në javë. Serbia ndjek e dyta në renditje me 43.2 orë pune në javë dhe pasohet nga Greqia me 41 orë. Në vend të fundit në Europë me më pak orë punë gjejmë të renditur vende si Holanda me 31.7 orë punë në javë dhe Danimarkën e Norvegjinë me 34.5 orë secila.

Referuar të dhënave orët mesatare aktuale javore të punës në vendin tonë janë rritur, krahasuar me vitin 2021, i cili e kishte këtë tregues në 43.3 orë.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2022 flasin mesatarisht për 42.5 orë punë në javë për femrat dhe 44.8 orë punë në javë për meshkujt. Edhe nëse e analizojmë sipas vendeve të Europës dhe gjinisë përsëri Shqipëria mban vendin e parë. Diferenca e orëve të punës mes Shqipërisë dhe mesatares së BE-së për meshkujt është 6 orë, ndërsa për femrat është 8, pra një ditë e plotë.

Nëse analizojmë të dhënat e ‘Institututit të Statistikave’ sipas aktiviteteve ekonomike shohim në prodhim dhe në ndërtim punohet më shumë se në sektorët e tjerë. Në prodhim një i punësuar me pagë punon rreth 46.7 orë, ndërsa në ndërtim ky i punësuar punon 45.9 orë në javë. Tregtia dhe bujqësia po ashtu qëndrojnë mbi mesataren, ndërkohë administrata publike punon 39.8 orë në javë.

Por në cilin sektor në Shqipëri punojnë femrat më shumë se meshkujt? Nga të dhënat e përgjithshme meshkujt punojnë 3 orë më shumë në javë se femrat, por në sektorin e bujqësisë këto të fundit duket se punojnë më gjatë. Orët mesatare javore për femrat në këtë sektor janë 45.3, ndërsa për meshkujt 44.7 orë.

Megjithatë vlen për t’u theksuar se pavarësisht orëve të zgjatura në punë Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagat më të ulta në Europë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Dritan Shakohoxha: Shqipëria ende nuk e ka rinovuar kontratën me Sylvinhon, trajneri është i tundur nga ofertat tjera
Lajme

Dritan Shakohoxha: Shqipëria ende nuk e ka rinovuar kontratën me Sylvinhon, trajneri është i tundur nga ofertat tjera

05/12/2023
Zhduket shqiptari në Greqi, shkoi të takonte ish gruan (Emri)
Lajme

Sekuestrohet në Selanik 21 kg kanabis i trafikuar nga Shqipëria

04/12/2023
De Biasi: Shqipërinë e dua surprizë
Lajme

De Biasi: Shqipërinë e dua surprizë

04/12/2023
Vodhi mjetet e kryebashkiakut grek, arrestohet biznesmeni shqiptar. Të pathënat e operacionit që çmontoi grupin kriminal
Kryesore

Vodhi mjetet e kryebashkiakut grek, arrestohet biznesmeni shqiptar. Të pathënat e operacionit që çmontoi grupin kriminal

05/12/2023
“Pikat e zeza” në rrugë – 83 mln lekë për projektin e eleminimit të 7 kryqëzimeve problematike
Lajme

“Pikat e zeza” në rrugë – 83 mln lekë për projektin e eleminimit të 7 kryqëzimeve problematike

04/12/2023
Akomodimi në Gjermani, Sylvinho kërkon kushtet më të mira për skuadrën
Lajme

Akomodimi në Gjermani, Sylvinho kërkon kushtet më të mira për skuadrën

04/12/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

07/12/2023

“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

07/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al