Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Athinën mëngjesin e së mërkurës. Shpërthimi i fuqishëm në Avenue Syggrou 3 ndodhi pak pas orës 06:00 dhe sinjalizoi alarmin në zonë, por krijoi edhe një skenë “lufte”. Tashmë kanë nisur edhe hetimet për shkakun e shpërthimit ndërsa nga vlerësimet fillestare duket se bëhet fjalë për rrjedhje gazi. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një 78-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar edhe një operacioni. I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.
https://www.youtube.com/watch?v=uyaofq43R1g&feature=emb_title