• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Shpërthen” këshilltari i PS: Gjirokastra po kthehet në fshat si Këlcyra, ikën të gjitha drejtoritë. Të paktën të themi që nuk jemi dakord (VIDEO)

01/04/2022
“Shpërthen” këshilltari i PS: Gjirokastra po kthehet në fshat si Këlcyra, ikën të gjitha drejtoritë. Të paktën të themi që nuk jemi dakord (VIDEO)

Petrit Brahimi një nga këshilltarët më të vjetër të socialistëve në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës ka reaguar ashpër në mbledhjen e fundit të zhvilluar një ditë më parë. Ai ka ngritur problemin e shkrirjes së shumë institucioneve në Gjirokastër, duke i humbur qytetit rëndësinë e dikurshme si qendër administrative.

“Gjirokastra ka qenë rreth me shumë tradita dhe është rreth kufitar. Shiko Janinën aty në krah, ka qarkun, ka prefekturën, ka të gjithë institucionet ndërsa Gjirokastra po kthehet në Këlcyrë, po kthehet në fshat. Pa asnjë drejtori! Agronomët varen nga Lushnja, një çorganizim i organizuar, veterinerët varen nga Vlora, Bordi Kullimit nga Fieri, shëndetësia varet nga Vlora. Gjirokastra nuk meriton të ketë një drejtori? Të paktën ne të prononcohemi, të lajmë surratin tonë, të themi që nuk jemi dakord”, u shpreh Brahimi.

Debati nisi teksa Këshilli po diskutonte një rezolutë që kundërshton shkrirjen e dy gjykatave në Gjirokastër, projekt që është kundërshtuar nga avokatët dhe jo vetëm. Çështjen e largimit të disa drejtorive nga Gjirokastra e ka ngritur me të madhe Vangjel Tavo kur po kandidonte sërish për një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit. Asokohe Brahimi dhe shumë nga socialistët heshtnin. Jo se po të flisnin mund të kishin zgjidhur gjë, por të paktën siç thotë vetë Brahimi “të kishin larë surratin” që atëhere. Sidoqoftë edhe ky reagim i sotëm ndonëse i vonuar është i mirëpritur.  ©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al