• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpallet në kërkim ndërkombëtar vrasësi i dyshuar i biznesmenit nga Saranda

06/01/2023
Kamera e lavazhit zbuloi gjithçka! Ekzekutori i biznesmenit erdhi me ‘Smart’ dhe u largua me ‘Audi’. Lëvizjet e çuditshme të mjetit me targa belge para krimit dhe roli i djalit të policit

Arrest me burg në mungesë kërkon Prokuroria e Tiranës ndaj Andrew (Ervin) Bode, i dyshuari si një nga autorët që morën pjesë në ekzekutimin e Edmond Papës.

Nëse togat e zeza konfirmojnë masën, Bode shpallet në kërkim ndërkombëtar. I dyshuar si ekzekutori i 49-vjeçarit, mendohet të jetë jashtë vendit, dhe dalja e tij të jetë bërë ilegalisht pasi nuk ka lënë gjurmë në TIMS.

Bashkë me Albano Velon, të njohur si të afërt të Aleksandër Sadikajt që u ekzekutua me tritol në rrugën Tiranë-Elbasan, dyshohet të kenë organizuar dhe kryer vrasjen e Papës në shenjë hakmarrje, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe një person të tretë, me impakt në biznes dhe aktivitet kriminal, nëse ka gisht në ngjarje.

Ndërkohë, Syri Tv ka siguruar dy vendime të Gjykatës së Fierit për Edmond Papën, viktimë e atentatit të 16 dhjetorit. Ato kanë të bëjnë mbi dy procedime penale ndaj këtij të fundit për të njëjtën vepër, dyshimet e pastrimit të parave, duke vendosur pas një procesi të gjatë e të komplikuar, pushimin e tyre. Procedimi i parë u regjistrua në 2015 dhe pushoi me kërkesë të Prokurorisë e cila ishte edhe institucioni që i hapi ato.

Por pas këtij momenti nga Greqia vjen një letërporosi, në të cilën theksohen rekordet kriminale të Papës ne shtetin Helen, e përkatësisht në vitin 1996 për zhvatje, në 1997 për drogë dhe në 2013 për mashtrim. Në këtë vit është burgosur në Greqi, ndërsa ndaj tij është marrë vendim-dëbimi deri në vitin 2037 pa të drejtë hyrje në shtetin helen. Prokuroria regjistron procedim tjetër, po për pastrim parash, dhe në 2019 me vendim Gjykate, sërish me kërkesë të organit të akuzës pushon.

Faktin e transfertave apo depozitimeve në miliona lekë dhe euro në disa raste në banka të nivelit të dytë, Papa e ka justifikuar me punën në të zezë në Angli në fillim të viteve 2000, një biznes në Roskovec dhe puna që ka bërë në Greqi, gjë që u besua nga Prokuroria e Gjykata në atë kohë.

Edmond Papa rezultonte pronar i disa pronave të patundshme në Fier, Tiranë e Sarandë me vlerë miliona euro. Vrasja e tij deri në këtë fazë të hetimit, po konsiderohet si hakmarrje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt, të dyja këto pasojë e zhdukjes së qindra kg kanabis disa vite më parë./Syri TV

Related Posts

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025
Klientët bënin zhurmë pas mesnate, policia procedon pronarin e lokalit në Ksamil
Kryesore

Klientët bënin zhurmë pas mesnate, policia procedon pronarin e lokalit në Ksamil

01/07/2025
Puna në të zezë, nisin kontrollet në bizneset e bregdetit
Kryesore

Puna në të zezë, nisin kontrollet në bizneset e bregdetit

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al