Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike pasi ka fituar garën kundër Eduard Selamit, me 91% të votave.
Gjithsej kanë votuar 59834 anëtarë të PD-së.
Basha ka marrë 53931 vota ndërsa Selami 5136 vota.
Të pavlefshme kanë dalë 767 vota.
Sa i përket qarkut Gjirokastër, ku ishin 5 qendra votimi në çdo rreth rezultati është si më poshtë:
Kutia e Gjirokastrës, Basha mori 1069 vota, Selami mori 129 vota.
Kutia e Memaliajt, Basha mori 347 vota, Selami mori 10 vota.
Kutia e Tepelenës, Basha mori 213 vota, Selami mori 15 vota.
Kutia e Përmetit, Basha mori 260 vota, Selami mori 17 vota.
Kutia e Këlcyrës, Lulzim Basha mori 243 vota, ndërsa Eduard Selami mori 39 vota.