Një i mitur moshës 5 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ai bëhet në këtë mënyrë, viktima me moshën më të re në vend që ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 që kur ka nisur pandemia. Vogëlushi ishte nga Saranda dhe mësohet se vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Pavarësisht se ishte sjellë në Tiranë për ndihmë të specializuar, 5-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte dërguar në Turqi për mjekim të specializuar, por pa mundur t’ia dalë.