• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkencëtarët zbulojnë një terapi gjenetike që vonon plakjen

20/01/2021
Shkencëtarët zbulojnë një terapi gjenetike që vonon plakjen

Shkencëtarët në Pekin kanë zhvilluar një terapi të re gjenetike që mund të ndryshojë disa nga efektet e plakjes tek minjtë dhe të zgjasë jetëgjatësinë e tyre, gjetje të cilat një ditë mund të përdoren ngjashëm edhe te njerëzit, njofton agjencia Reuters.

Metoda që është publikuar në revistën Science Translational Medicine më herët këtë muaj, përfshin deaktivizimin e gjenit të quajtur kat7, që shkencëtarët e kanë zbuluar se është faktori kryesor kontribues për plakjen e qelizave.

“Këta minj tregojnë se pas 6-8 muajve paraqitja e përgjithshme është përmirësuar dhe po ashtu edhe janë forcuar, dhe më me e rëndësishmja, iu është zgjatur jetëgjatësia për rreth 25 për qind”, ka thënë bashkë-mbikqyrësi i projektit, profesori Qu Jing.

Ekipi i biologëve nga departamente të ndryshme përdorën metodën CRSPR/Cas9 për të skanuar mijëra gjene për ato që janë veçanërisht nxitëse në plakjen qelizore.

Identifikuan 100 gjene nga rreth 10 mijë sa i skanuan, dhe gjeni kat7 ishte faktori më kontribuues në plakjen qelizore, ka thënë Qu.

Kat7 është një nga dhjetëra mijëra gjene të gjetura në qelizat e gjitarëve. Hulumtuesit e deaktivizuan atë në mëlçitë e minjve duke përdorur një metodë të quajtur vektori lentiviral.

“Ne vetëm testuam funksionin e gjenit në tipe të ndryshme të qelizave, në qelizën burimore të njeriut, qelizat paraardhëse mezenkimale, në qelizën e mëlçisë së njeriut dhe qelizën e mëlçisë së miut dhe te të gjitha këto qeliza nuk pamë ndonjë toksicitet qelizor.

Te minjtë nuk kemi parë as efekte anësore momentalisht”, ka thënë Qu.

Përkundër kësaj, metoda është ende shumë larg së qenit e gatshme për tesime te njerëzit, ka thënë Qu.

“Është definitivisht e nevojshme të testohet funksioni i kat7 më qelizat e tjera njerëzore dhe në organet e tjera te minjtë dhe te kafshët e tjera, para se të përdorim strategjinë për të ngadalësuar plakjen te njerëzit dhe për gjendje te tjera shëndetësore”, ka thënë Qu.

“Ne shpresojmë se në të ardhmen mund të gjejmë mënyrë për të shtyrë plakjen qoftë edhe për një përqindje të vogël”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

11/05/2025
“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al