• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Koronavirusi është vetëm fillimi, pandemitë do të jenë më të shpeshta

10/01/2021
Zbulimi i ri/Imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë deri në 8 muaj

Shkencëtarët vazhdimisht paralajmërojnë që faktorët e njëjtë që kanë çuar në rrezikimin e kafshëve dhe shkatërrimin e pyjeve dhe ndryshimet klimatike, do të qojnë deri te pandemitë e reja siç është rasti edhe me COVID-19, kurse mënyra e njëjtë për t’u parandaluar ato është ndryshimi në nivel institucional dhe mbrojtja e ambienteve me qëllim që të ruhet vendi ku jetojmë.
Siç raporton National Geographic, ruajtja e biodiversitetit mund të ruhet nga faktori njeri, thuhet në raportin e ri të një grupi ndërkombëtarë të ekspertëve, në të cilin është kryer verifikimi i rezultateve të hulumtimit lidhur me shkatërrimin e habitateve natyrore të kafshëve që e ekspozon njeriun ndaj sëmundjeve të reja, transmeton Telegrafi.
“Shkencëtarët nuk po debatojnë aspak për këtë. Shpyllëzimi është drejtuesi kryesor i pandemisë”, tha Lee Han, klimatolog nga organizata Conservation International, njëherit specialit në studimin e efekteve të shpyllëzimit.
Han ishte një nga vlerësuesit e raportit të përpiluar në fund të korrikut që u kumtua gjatë një platforme virtuale për shkencë dhe politika publike mbi biodiversitetin dhe shërbimet e ekosistemit (IPBES), ngjarje kjo që bashkon shkencëtarët, qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse.
Pa strategji preventive, pandemitë do të shfaqen shumë më shpesh, do të përhapen më shpejtë dhe do të vrasin një numër më të madh të njerëzve, kurse ndikimi në ekonominë globale do të jetë më i rëndë sesa kurrë më parë, thuhet ndër tjera në raport.
Këto strategji parandaluese duhet të synojnë parandalimin e përhapjes së sëmundjeve që zakonisht vijnë nga kafshët, dmth zoonozat, është bërë e ditur gjithashtu në raport.
Zoonozat që përfshijnë për shembull, viruset COVID-19, HIV, gripin Ebola dhe Zika, vijnë nga mikrobe që jetojnë në botën e kafshëve dhe mund të infektojnë njerëzit. Vektorët e tyre më të zakonshëm janë lakuriqët e natës, zogjtë dhe brejtësit.
Shkencëtarët vlerësojnë se ekzistojnë rreth 1.7 milionë lloje të viruseve në mesin e gjitarëve dhe zogjve që ende nuk janë zbuluar, ku gjysma prej tyre mund të infektojnë njerëzimin.
Për këtë nuk është rastësi që pandemitë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke pasur parasysh faktin se aktivitetet njerëzore po bëjnë presion në rritje ndaj mjedisit dhe po i sjellin njerëzit në kontakt më të afërt me jetën e egër, thuhet ndër tjera në raport.
Qysh në nëntor të vitit të kaluar, shkencëtarët paralajmëruan se rritja e shpyllëzimeve po krijon kushte më të favorshme për epidemitë. Han përmend prerjen e pyjeve në Amazonë si një shembull, që zakonisht ndodh për të kullotur bagëtinë.
Blegtoria mund të veprojë kështu si një ndërmjetës midis kafshëve të egra të infektuara dhe njerëzve që punojnë me to, ka thekon Han.
Përveç kësaj, shkatërrimi i habitateve natyrore të botës së egër mund të çojë në zhvendosjen e tyre në territore të reja, duke i detyruar të kërkojnë më shumë shtëpi në zonat urbane.
Han thekson se është shumë e rëndësishme të kuptohet shkalla në të cilën duhet të veprojmë dhe që arrin një nivel që nuk është parë kurrë më parë.
Shkencëtarët që kanë përpiluar raportin propozojnë formimin e një grupi ndërkombëtarë, që do të monitorojë të arriturat në fushën e parandalimit të pandemisë, që do inkurajojë financiarisht ruajtjen e biodiversitetit dhe të investojë në kërkime dhe edukim.
Ata shpresojnë që këto ndryshime institucionale do të zvogëlojnë ndikimin e industrive të tilla si prodhimi i vajit të palmës, prerja e pemëve dhe bagëtia, por gjithashtu ato mund të ndihmojnë në identifikimin e pikave të nxehta dhe të sigurojnë një kujdes shëndetësor për njerëzit që janë më të rrezikuar.
Për të zbatuar këtë strategji, do të ishte e nevojshme të ndaheshin nga 40 deri në 58 miliardë dollarë në vit, vlerësojnë autorët e studimit duke shtuar se kjo do të kompensonte humbjet ekonomike nga pandemitë e shprehura në triliona dollarë.
Një studim i botuar në fillim të këtij muaji, tregon se pandemia në SHBA i ka kushtuar këtij vendi hiq më pak se 16 trilionë dollarë, transmeton Telegrafi.
Tridhjetë vende janë zotuar të mbështesin Fushatën e Natyrës, që synon të mbrojë 30 për qind të tokës dhe detit deri më 2030. Drejtuesi i kësaj fushate, Brian O’Donnell, megjithatë, pohon se disa hapa duhet të ndërmerren përpara se këto premtime të bëhen realitet.
Këto vende do të takohen në maj të këtij viti për Konventën e Kombeve të Bashkuara për Diversitetin Biologjik, ku do të kenë mundësinë të formulojnë strategji që do të kontribuonin në arritjen e këtij qëllimi të fushatës.
O’Donnell është i shqetësuar për zhvendosjen e mundshme të këtyre planeve për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe pretendon se edhe një vit vonesë mund të paraqesë rrezik.

“Shpresoj që pandemia e COVID-19 do të jetë një alarm, të cilin ende nuk po e dëgjojnë shumë njerëz”, ka shtuar O’Donnell.

E Han shpreson që raporti i ri i shkencëtare do të inkurajojë ndryshime, nëse jo për mbrojtjen e natyrës dhe speciet e kafshëve të egra të rrezikuara, atëherë për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.
Pretendimet e këtyre shkencëtarëve pasohen nga rezultatet e një studimi të botuar në dhjetor, që tregon se masa e materialit të ndërtuar nga njeriu tani është afërsisht i njëjtë me masën e të gjitha qenieve të gjalla në planet.
Masa e botës së gjallë është akoma rreth 1.1 trilion tonë dhe nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit, por kjo është arsyeja pse masa antropogjenë, pra masa e materialeve të krijuara artificialisht po rritet në mënyrë eskponenciale.

Një studim i botuar në revistën “Nature” tregon se masa antropogjene tani është afër asaj biologjike, dhe se mund ta tejkalojë atë deri në fund të vitit.
Ky zbulim mbështet pretendimin se Toka ka hyrë në Antropocen, një epokë e propozuar gjeologjike në të cilën njerëzit përfaqësojnë forcën kryesore që formon planetin.
Ky tranzicion është diçka që nuk ndodh një herë në jetë, por një herë në një epokë. E nëse ky depërtim është domethënës më shumë sesa një kuptim simbolik apo shkencor, efekti material i veprimtarisë njerëzore dhe qëllimi i tij shpjegojnë se si kemi arritur të transformojmë ciklet globale të lëndëve ushqyese, duke ndryshuar klimën që çon shumë specie drejt zhdukjes.
Sidoqoftë, viti që lamë pas solli një dritë shprese për botën. Shfaqja e coronavirusit ka zhvendosur vëmendjen në tregtinë globale të botës së egër.
Një numër i madh i kafshëve të egra u shpëtuan në një operacion të realizuar nga Interpoli dhe Organizata Botërore e Doganave që është kryer nga shtatori deri në tetor.
Në shkurt të vitit të kaluar, qeveria kineze miratoi një vendim duke hedhur bazat për kriminalizimin e përdorimit të mishit të kafshëve të egra, duke ngritur gjithashtu nivelin e mbrojtjes së pangolinit, gjitarit më të tregtuar në botë.
Përveç kësaj, për shkak të masave të karantinës dhe mungesës së ndikimit të faktorit njeri, natyra ka filluar të rigjenerohet, të paktën për një kohë të shkurtër. Gjithashtu kjo u ka mundësuar shkencëtarëve të kryejnë kërkime dhe të vijnë deri të dhënat që janë më të vështirua për t’u marrë në rrethana normale.

Related Posts

Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump
Kryesore

Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump

25/06/2025
Fikni makinën në autostradë! Nesër protestë për çmimin e naftës
Pikante

1 në 2 shqiptarë ka makinë, por vetëm 1 në 4 paguan taksat

20/06/2025
Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë
Lajme

Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë

18/06/2025
Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë
Lajme

Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë

14/06/2025
Mira Murati martohet në Itali – Ceremonia ‘sekrete’ me motive shqiptare
Lajme

Mira Murati martohet në Itali – Ceremonia ‘sekrete’ me motive shqiptare

12/06/2025
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Lajme

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

08/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

30/06/2025
Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al