Me shkarkimin e Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit, kompetencat e tij tashmë i ka marrë zv.drejtori Tonin Vocaj. Ndërkohë ende nuk dihet me siguri se cili do të jetë pasuesi i Nanos në krye të Policisë së Shtetit. Ndër emrat më të përfolur deri më tani është ai i Muhamet Rrumbullakut, kreut aktual të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA). Megjithatë deri në zyrtarizim me vendim qeverie nuk dihet se si do të rrjedhin ngjarjet. Pritet që emërimi i drejtoit të ri të Policisë së Shtetit të bëhet në ditët e ardhshme. Muhamet Rrumbullaku ka qenë më parë drejtues i Policisë së Tiranës dhe për pak muaj këshilltar i Dritan Demirajt, Ministrit të Brendshëm të propozuar nga PD-ja në qeverinë teknike të vitit 2017. Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. ©argjiroja.net