• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shiu i le vendin dëborës, ja çfarë ndodh në fundjavë me motin

20/01/2023
Jeni gati për borë? Ja parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Mesnata e të Premtes dhe e Shtuna pritet të shoqërohet me përkeqësim të motit për shkak të intensitetit të lartë të shirave. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve më shqetësuese situata pritet të jetë në jug të vendit.

“Paraditja e ditës së shtunë do të sjellë një tjetër zhvillim të vranësirave duke sjellë shira me intensitet të lartë, pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore dhe vetëm zonat ku janë problemet, veri, veri-perëndim të cilat presin të paktën nga 50 deri në 80 mm. Plus kemi një fuqizim të vranësirave në zonat e jugut, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Skrapari, e gjithë kjo zona. Pritet të ketë këtë sistem vranësirash nga ora 12 e natës deri rreth orës 12-1 të ditës, më pas kemi rënie të intesitetit”, ka thënë sinoptikania Lajda Porja.

Reshjet e Dëborës kanë nisur dhe pritet të ketë në të gjithë territorin e vendit deri në 600 meta lartësi.

“Pritet që fundjava në fakt duke filluar që nga pjesa e dytë e së shtunës dhe dita e diel të sjellë dobësim të reshjeve në zonat e përmbytura, por do kemi reshje dëbore që do zbresin deri pranë zonave të ulëta, reshjet e dëborës do të përfshijnë të gjithë territorin dhe kryefjala e fundjavës, do jenë jo vetëm përmbytjet çfarë po përjetojmë aktualisht, do jenë ngricat, temperaturat e ulëta dhe reshjet e konsiderueshme të dëborës të cilat do jenë në të gjithë zonën malore. Që nga Bajram Curri, Puka, Kukësi, Bulqiza, Burreli deri në qarkun e Korçës”, ka thënë Porja.

Temperaturat do të pësojnë ulje me rreth 5 gradë Celsius, duke bërë që në veri të vendit termometri të shënojë vlera negative.

“Zonat malore tashmë janë në vlerat negative, janë në -3 dhe të gjitha reshjet që bien, bien dëborë, maksimale do jenë jo më shumë se 11 gradë celsius”, është shprehur sinoptikania.

Kjo situatë e motit, temperature të ulëta dhe dëborë do të vijojë deri në mesin e javës së ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Pronari e godet me shkelm në testikuj, gjykata dëmshpërblen shqiptarin me 300 mijë euro
Lajme

Pronari e godet me shkelm në testikuj, gjykata dëmshpërblen shqiptarin me 300 mijë euro

05/02/2023
Sonila Meço: Dea Mishel ka zgjedhur të qëndrojë injorante, nuk na e ka fajin ajo
Lajme

Sonila Meço: Dea Mishel ka zgjedhur të qëndrojë injorante, nuk na e ka fajin ajo

05/02/2023
E rëndë në në Greqi, foshnja 5-muajshe ndërron jetë nga COVID, prindërit i dhurojnë organet
Lajme

E rëndë në në Greqi, foshnja 5-muajshe ndërron jetë nga COVID, prindërit i dhurojnë organet

05/02/2023
Tragjedi në ishullin grek, mbytet anija me emigrantë, ndërrojnë jetë 3 fëmijë dhe një grua
Lajme

Tragjedi në ishullin grek, mbytet anija me emigrantë, ndërrojnë jetë 3 fëmijë dhe një grua

05/02/2023
I ftohti acar godet Shqipërinë, temperatura deri në -6 gradë celcius
Lajme

I ftohti acar godet Shqipërinë, temperatura deri në -6 gradë celcius

05/02/2023
Moti i keq, pezullohet lundrimi në det
Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi në det

05/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Pronari e godet me shkelm në testikuj, gjykata dëmshpërblen shqiptarin me 300 mijë euro

Pronari e godet me shkelm në testikuj, gjykata dëmshpërblen shqiptarin me 300 mijë euro

05/02/2023
Sonila Meço: Dea Mishel ka zgjedhur të qëndrojë injorante, nuk na e ka fajin ajo

Sonila Meço: Dea Mishel ka zgjedhur të qëndrojë injorante, nuk na e ka fajin ajo

05/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al