Edi Rama nuk e ka humbur as këtë rast për të provokuar ose për t’u dukur në nisje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit. Kur i erdhi radha e votimit, Rama u grit dhe pasi mori fletën e votimit, nisi të mblidhte letrat në tokë që kishin lënë deputetët e PD-së. Në bllok ata i grisën fletët e votimit për Lindita Nikollën duke shprehur kështu një lloj proteste ose mosdakordësi. Kryeministri porositi një nga të vetët që t’i sillte një qese plastike. Pasi i mblodhi letrat, i futi në një qese, të cilën më pas e mori me vete. Por PD protestoi duke thënë se ato janë material votimi dhe s’mund të merren. Pas disa sekondash, Rama cohet sërish nga vendi dhe ia jep qesen Belind Këllicit që ishte në komisionin e votimit. Më pas qesen e merr Alfred Rushaj, për ta zbrazur sërish aty ishin hedhur nga deputetët e PD-së që prej nisjes së votimit.