Në bregdetin e Ksamilit po ndërtohet ende. Sikur të mos mjaftonte betonizimi i Sarandës, babëzia për të vijuar me ndërtime nuk ndalet ende. SaranadaWeb ka publikuar një video, që pretendon se ia ka dërguar një shtetas i huaj me banim në qytetin bregdetar.
Megjithatë pak rëndësi ka kush e ka bërë videon. Nga pamjet shihet një ndërtim i ri në bregdetin e Ksamilit, në një zonë të ‘virgjër’ ku nuk ka pasur ndërtime më parë.
Nuk dihet ende cfarë objekti është duke u ndërtuar dhe nëse është pajisur me leje apo jo. Sidoqoftë, edhe nësa ka leje ndërtimi, betonizimi i asaj pjese bregdeti që ka mbetur e paprekur ende, nuk është një lajm i mirë. Shihni videon më poshtë.
©argjiroja.net