Sipas asaj që raporton e përditshmja iberike “MARCA”, pas përfundimit të të Kupës së Botës, ylli portugez Cristiano Ronaldo është bindur nga oferta faraonike e sheikëve arabë dhe do të jetë një lojtar i Al-Nassr që nga 1 janari i vitit 2023.
Pas prishjes së marrëdhënieve dhe përjashtimit të CR7 nga Manchester United, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon.
Shifra të çmendura! Cristiano Ronaldo gjen
Mesa duket, portugezi ka bërë një hap pas nga dëshira e tij për të luajtur me një skuadër europiane, që është ende në Champions, duke u joshur nga oferta e parezistueshme e sauditëve.
Aktualisht, 37-vjeçari është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa në fazën çerekfinale do të gjejnë përballë Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës, të martën e 6 dhjetorit, në orën 20:00.