Sikur të mos mjaftonin punimet për kalldrëmet, të cilat ndër të tjera kanë krijuar edhe konfuzion tek qytetarët, zona muzeale e Gjirokastrës nuk ka as ndriçim publik gjatë natës. ‘Sheshi i Çerçizit’ është në terr çdo mbrëmje, duke krijuar kështu një pamje të pazakontë për një qytet turistik, por duke vështirësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve. Nuk dihet përse Bashkia Gjirokastër ‘ka hequr dorë’ nga ky detyrim publik ndaj qytetarëve që paguajnë taksat edhe për të patur ndriçim. Në fotot që sjell Argjirolajm.net shihet pamja që ka ‘Sheshi i Çerçizit’ gjatë mbrëmjes.
©argjiroja.net