Një sherr mes dy persona ka ndodhur në lagjen ’24 maj’ në Vlorë. Policia informon se në konflikt është përfshirë punonjësi i karburantit me një klient. Ky i fundit, 29-vjeç pasi ka debatuar me punonjësin e karburantit ka thyer xhamin e derës së ambientit të personelit. I riu me inicialet E.R do të akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit:– E. R., 29 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka debatuar me punonjësin e një karburantit, si dhe ka thyer xhamin e derës së ambientit të personelit tek ky karburant.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.