Një punëtor ndërtimi 39-vjeçar humbi tragjikisht jetën në vendin e punës, një ditë më parë.
39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një pallat në ndërtim, në zonën e Medresesë. Kjo ngjarje e rëndë ka revoltuar aktivistët e Organizatës Politike në Tiranë, të cilët janë ngritur sot në protestë.
Siç shihet dhe në një video të publikuar nga vetë aktivistët, ata janë future në Inspektoratin e Punës, si reagim ndaj vdekjes së punëtorit dje, por edhe punëtorëve të tjerë që kanë ndërruar jetë në vendin e punës.
Në video shihet momenti kur aktivistët futen në Inspektoratin e Punës dhe më pas, teksa dalin jashtë, përplasen fizikisht me punonjësit e këtij institucioni.