Një i ri nga qyteti i Tepelenës ka sulmuar babain e tij me thikën e bukës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, ku i riu i identifikuar si K.B në konflikt e sipër ka sulmuar babain e tij.
Si pasojë, L.B ka mbetur i plagosur në dorën e majtë, duke u munduar të shmangte një lëndim që mund t’i kushtonte jetën.
Pasi kanëe njoftuar efektivët e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke arrestuar menjëherë agresorin. Ndërsa i ati është nisur për në spital për të trajtuar plagën e shkaktuar nga i biri.