Një konflikt mes disa personave është regjistruar në Vlorë, pak minuta më parë.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se si pasojë e konfliktit është plagosur një person me qytën e pistoletës dhe më pas është qëlluar me armë.
Pas këtij momenti njëri prej personave ka tentuar që të përdorë një thikë, të cilën më pas e ka hedhur.
Aktualisht ende nuk dihet se si paraqitet gjendja e të plagosurit, por priten informacione të mëtejshme.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen identifikimin e autorëve dhe personat e përfshirë në ngjarje./Panorama