• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shërbim funeral falas, kandidati i PD në Libohovë shpjegon premtimin: Unë do të jem një ndihmë e shtuar për të lehtësuar sadopak çdo lloj dhimbjeje

04/05/2023
Shërbim funeral falas, kandidati i PD në Libohovë shpjegon premtimin: Unë do të jem një ndihmë e shtuar për të lehtësuar sadopak çdo lloj dhimbjeje

Kandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Adil Xhelili, ka reaguar sërish pasi një ditë më parë premtoi shërbime funerali falas nëse do të zgjidhet kryetar në zgjedhjet e 14 majit. Ndonëse e ka shprehur literalisht “Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë”, Xhelili thotë sot se mediat e kanë deformuar premtimin e tij. Më poshtë sqarimi që Xhelili jep për këtë rast.

Histeria e portaleve apo mediave patronazhiste shtrembërojnë me dashje sidomos në raste fushatash çdo deklaratë apo fjalë. Fjala FALAS u dhemb, e denigrojnë, e përçmojnë sepse janë mësuar që për çdo gjë ka një çmim. Edhe ndarja nga jeta e një familjari ka një çmim shpirtëror, por mos vallë duhet ta ketë dhe monetar?!
Jo të dashur bashkëqytetarë, jo më çmime në kurriz tuaj e as të familjeve tuaja. Ashtu siç kemi për detyrë t’u shërbejmë njerëzve në jetët e tyre, ashtu kemi për detyrë të lehtësojmë çdo lloj fatkeqësie edhe kur dikush ndahet nga kjo botë. Ndaj për këdo që keqkuptohet me apo dashje u them:

Bashkia Libohovë, përmes Shërbimit Komunal do të ndërmarë çdo lloj shërbimi në raste fatkeqësish të ndarjes nga jeta.

Në bashkëpunim me shoqëritë funerale do të ulë kostot dhe do të ofrojë ndihmesë për çdo rast me punë, mjete e njerëz.

Mirëmbajtja e varrezave publike është detyrë parësore e një shërbimi të dedikuar.

Asnjë pagesë nuk do të ketë për ato që do të ofrojë shërbimi komunal në këto raste.

Është në moralin tim që të mos abuzoj me fjalët as duke e quajtur premtim e as duke e quajtur mashtrim për vota, për ata që më njohin e dinë që pesha e fjalës sime rëndon. Në respekt të kujtdo që jeta e ka përballur me fatkeqësi apo do ta përballë, unë do të jem një ndihmë e shtuar në këto raste për të lehtësuar sadopak çdo lloj dhimbjeje. Atyre që u pëlqen ta mendojnë ndryshe, kanë të drejtën e tyre të shprehen, po jo të denigrojnë, kurrë nuk mund të quhet kulturë tallja me këto raste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Më në fund! WhatsApp sjell ndryshimin që do t’ju gëzojë të gjithëve
Argjiro +

Më në fund! WhatsApp sjell ndryshimin që do t’ju gëzojë të gjithëve

09/06/2023
Agron Llakaj tregon rolin që u frymëzua prej babait: Donte vetëm të dhuronte të qeshura (FOTO)
Lajme

Agron Llakaj tregon rolin që u frymëzua prej babait: Donte vetëm të dhuronte të qeshura (FOTO)

09/06/2023
Ngjarje e rëndë/ Foshnja vdiq në makinë, dëshmon babai: Isha i bindur që e kisha lënë në çerdhe
Lajme

Ngjarje e rëndë/ Foshnja vdiq në makinë, dëshmon babai: Isha i bindur që e kisha lënë në çerdhe

09/06/2023
Benzema: Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam musliman, dua të flas arabisht rrjedhshëm
Lajme

Benzema: Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam musliman, dua të flas arabisht rrjedhshëm

09/06/2023
E rëndë/ I riu i plagosur me armë lufton me vdekjen në spital, babai bën thirrje për ndihmë, autorët në gjendje të lirë
Lajme

E rëndë/ I riu i plagosur me armë lufton me vdekjen në spital, babai bën thirrje për ndihmë, autorët në gjendje të lirë

09/06/2023
Zarzavatet, produktet e qumështit dhe mishi me rritjen më të lartë të çmimeve në maj
Lajme

Zarzavatet, produktet e qumështit dhe mishi me rritjen më të lartë të çmimeve në maj

09/06/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Më në fund! WhatsApp sjell ndryshimin që do t’ju gëzojë të gjithëve

Më në fund! WhatsApp sjell ndryshimin që do t’ju gëzojë të gjithëve

09/06/2023
Agron Llakaj tregon rolin që u frymëzua prej babait: Donte vetëm të dhuronte të qeshura (FOTO)

Agron Llakaj tregon rolin që u frymëzua prej babait: Donte vetëm të dhuronte të qeshura (FOTO)

09/06/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al