Koronavirusi mbërrin edhe në Përmet. Rasti i parë në qytet është shënuar në 24 orët e fundit, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.
Burime të Argjirolajm.net saktësuan se personi që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ka qenë kontakt i policit përmetar që punonte në Elbasan.
Burri 60 vjeçar, me koronavirus mësohet se ka qenë në një festë në Frashër së bashku me policin që rezultoi pozitiv më parë.