• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shembulli që Shqipëria i dha SHBA-ve dhe botës

15/09/2022
Shqiperia, SHBA, Irani, Vendimi

Shqiperia, SHBA, Irani, Vendimi

Nga Brixhilda Xhuraj

Shqipëria mund të jetë një ndër anëtaret më të reja të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), por ajo ka dhënë një shembull që duhet ta ndjekin të gjithë. Vendimi i fundit i Qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas një sulmi masiv kibernetik ndaj Tiranës zyrtare tregoi shumë për botën. Kështu, të paktën, mendon James L. Jones, një ish-komandant i Trupave Detare Amerikane, ish-komandant suprem i aleatëve të Evropës dhe ish-këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare. Lones, i cili tani është kryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik shprehet se nga vendi ballkanik ka shumë për t’u mësuar.

“Mësimet nga veprimet e Iranit dhe reagimi i guximshëm i Shqipërisë duhet të vihen re nga Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin global”, thotë ai në një editorialin të tijin. Ish-komandanti sjell në vëmendje goditjen fillestare të Iranit ndaj sistemeve qeveritare shqiptare.

“Pasi autorësia iraniane u vërtetua, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë përpjekjet e praktikuara mirë të Iranit për të mohuar dhe shmangur përgjegjësinë”. Për Lones, Rama ndërmori një veprim vendimtar për të shkëputur marrëdhëniet me qeverinë e iranit dhe për të dëbuar diplomatët nga Shqipëria.

“Ky veprim i guximshëm nuk mund të ishte një vendim i lehtë për një komb paqedashës. Por ishte historik”. Sipas tij, përgjigja e Ramës dërgoi një mesazh të rëndësishëm për regjimin iranian: se brutalitetet e tij nuk do të tolerohen.

“Për më tepër, është një shembull për vendet e tjera në rajon – dhe në mbarë botën – të kërcënuara nga hakerimi iranian. Mbi të gjitha, ajo i tregoi komunitetit global vendosmërinë e nevojshme në trajtimin e sundimtarëve të Iranit dhe litanisë së tij të zemërimeve ndërkombëtare”. Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e tij pasi e akuzoi për një sulm kibernetik.

Ajo mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm. Sulmi i parë kibernetik ndodhi më 15 korrik, duke mbyllur përkohësisht shumë shërbime dhe faqe interneti digjitale të qeverisë shqiptare dhe ai i dyti më 9 shtator, kur u prek sistemi TIMS.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në fillim të këtij muaji se vendi i tij vendosi nëpërmjet “provave të pamohueshme” se ishte një “agresion shtetëror” nga katër grupe të orkestruara nga Irani. Qeveria shqiptare i dha zyrtarisht stafit të ambasadës iraniane në Tiranë, përfshirë personelin diplomatik dhe të sigurisë, 24 orë për t’u larguar nga vendi.

 

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Lajme

Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al