• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shembja e resortit, reagon Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje politike. I përgjigjet Rama: Mjaft bëre viktimën se tu shemb pallati pa leje (VIDEO)

04/12/2022
Shembja e resortit, reagon Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje politike. I përgjigjet Rama: Mjaft bëre viktimën se tu shemb pallati pa leje (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, shembi ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort, godinën 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës në pronësi të botuesit të News 24 Irfan Hysenbelliu.

IKMT thotë se vendimi për shembjen e këtij resorti erdhi pasi ishte pa leje, teksa një fakt i tillë është mohuar nga pronarët.

Sakaq, Hysenbenlliu në një lidhje telefonike me News 24 deklaroi se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale.

“Unë jam i qartë. Gjithçka që ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh, kemi qëndruar bashkë shpesh. Unë u prononcova tani. Ai bëri një zgjedhje ekstreme. Nuk është vetëm hakmarrje mediatike por edhe personale. Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe unë i ktheva këtu.

Kjo që bëri sot, nuk më demoralizon. Unë kam provuar edhe ’97 që humba të gjithë importin. Sot me këtë veprim që ka bërë kryeministri i vendit tim tregon si kërkon ta zhvillojë këtë vend. Arkitektët shqiptarë i ka nxjerrë jashtë loje. Ka neveri prej tyre. I dinë shumë mirë veprimet e tij.

Të gjithë shqiptarët i dinë. Emigrimi është pa masë. Po shkojnë në Angli. Fëmijët e shumë nënave thonë më mirë atje në burg se në vendin tonë. Fëmijët e mi erdhën këtu. Kanë marrë një vendim që duan të investojnë bashkë me mua.

Unë fëmijëve të mi u them të ikin nga ku vend dje të investojnë në vend të tjera. Nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, qoftë edhe kryeministrat e mëparshëm. Mund të kenë bërë veprimet e tyre por çonin letra përpara”, deklaroi Hysenbelliu.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Irfan Hysenbelliu, pasi ky i fundit e konsideroi hakmarrje politike ndaj tij shembjen e “Prestige Resort”.

Përmes reagimeve në Twitter, Rama shkruan se Hysenbelliu po bën rolin e viktimës pasi iu shemb një pallat pa leje.

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!

Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median.Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!Janë deri tani 15 vendime konfiskimi.

Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë
Lajme

Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë

01/02/2023
Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni
Lajme

Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni

01/02/2023
Albumi i këngëtares me origjinë nga Saranda, i dyti më i dëgjuari në botë
Lajme

Albumi i këngëtares me origjinë nga Saranda, i dyti më i dëgjuari në botë

01/02/2023
Zyrtare/ Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar (FOTO)
Kryesore

Zyrtare/ Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar (FOTO)

02/02/2023
Operacioni për kamerat, Çuçi: Fillim i mbarë i vitit për Policinë e Shtetit, mesazh për krimin
Kryesore

Operacioni për kamerat, Çuçi: Fillim i mbarë i vitit për Policinë e Shtetit, mesazh për krimin

02/02/2023
Gazetari i “ngrin buzëqeshjen” Adrian Gurmës: Klosi ka gjetur një kandidat tjetër për Sarandën (VIDEO)
Lajme

Gazetari i “ngrin buzëqeshjen” Adrian Gurmës: Klosi ka gjetur një kandidat tjetër për Sarandën (VIDEO)

01/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

02/02/2023
Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al