• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shefi i Urgjencës Kombëtare: Në muajin korrik do të kemi rritje të rasteve me Covid-19 në Shqipëri

30/06/2020
Shefi i Urgjencës Kombëtare: Në muajin korrik do të kemi rritje të rasteve me Covid-19 në Shqipëri

Qershori mbyllet me bilancin më të keq të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave nga Covid-19. Pas hapjes së plotë rezultojnë të infektuar më shumë persona sesa gjatë tre muajve izolim. Vetëm në qershor u prekën nga koronavirusi 1400 qytetarë, ndërsa humbën jetën prej tij 29 pacientë.

Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë reflektimin e popullatës, veçanërisht të atyre qytetarëve që nuk besojnë në shifrat e sëmundshmërisë dhe as në ekzistencën e koronavirusit. “Kjo është gjëja më absurde që po ndodh në këtë vend, ndërkohë që e gjithë bota është në këtë situatë, ashtu si edhe Ballkani. Njerëzit duhet ta marrin vesh një herë e mirë, nuk bëhet shaka me virusin, sepse po shkakton pacientë, viktima, po infekton njësoj si më parë”, thotë kreu I Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ai paralajmëron se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve. Gjithçka, sipas tij, është e lidhur me mosrespektimin e masave. “Ky rezultat që shohim tani është pasojë e muajit maj, pasojat e qershorit do t’i shohim në korrik. Zbatoni rregullat”.

Brataj u bën thirrje qytetarëve t’i përshtaten sjelljeve të reja, ndërsa bizneset të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, veçanërisht në ambientet e mbyllura. Vetëm kështu, thotë drejtori i Urgjencës, qytetarët mund t’i shpëtojnë infektimit, ndërsa sistemi shëndetësor kolapsit./A2CNN

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026
Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat
Kryesore

Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat

09/02/2026
Tepelenë, sherr me sende të forta për motive pronësie
Kryesore

Tepelenë, sherr me sende të forta për motive pronësie

09/02/2026
Kryesore

Zaptoi pronën e tjetrit, nën hetim një person në Përmet

09/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Hodhi një send të fortë në rrugë duke shkaktuar dëmtimin e të miturit, nën hetim adoleshenti nga Tepelena

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

09/02/2026
S’ka fat! Drake humbet 1 milion dollarë në bastin e ‘Super Bowl’

S’ka fat! Drake humbet 1 milion dollarë në bastin e ‘Super Bowl’

09/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al