“Në vendin tonë nuk ka kartele droge si në Meksikë, Kolumbi apo disa vende të tjera europiane. Problemi më i madh në Greqi në lidhje me trafikimin e drogës, janë kryesisht organizatat kriminale shqiptare, të cilat kanë marrë në dorëzim në një shkallë të lartë, tregtimin e të gjitha llojeve të drogës”, shprehet për zougla.gr, Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës, Konstantinos Panagiotopoulos.
“Ne jemi gjithnjë gati për bllokimin e këtyre grupeve”, vijon ai. “Me rëndësi të veçantë është fakti që grupet kriminale harxhojnë shumë para në teknologji. Konkretisht telefona celularë që vështirë tu gjurmohen bisedat, kode bashkëbisedimi por edhe kimista, janë disa nga armët e karteleve, për të kryer punën e tyre të sigurt. Krimi është gjithnjë një hap para”, shprehet Shefi i antidrogës.
Gjatë 3 viteve të fundit, 2014-2017, vetëm në Athinë janë sekuestruar 484 kg kokainë, 800 kg heroinë, 9 ton 900 kg marijuanë, 387 kg hashash dhe 12.950 rrënjë “cannabis sativa”. Natyrisht që sasitë e sekuestruara janë më të mëdha sepse operacione kryen dhe policia kufitare detare dhe krimi ekonomik.