• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHBA-të bënë atë që nuk bëmë dot ne! Dhe nuk është hera e parë

25/09/2021
Berisha: Në selinë e PD-së hyj kur të dua, jam më i motivuar se kurrë në jetën time

Nga Alba Malltezi

Dihet. Shumë gazetarë as nuk janë lejuar dhe as nuk lejohen të ulen përballë Sali Berishës e t’i bëjnë disa pyetje që askush nuk ka guxuar e nuk guxon t’ja bëjë në sy, duke e lejuar të shitet si patriot dhe baba i kombit në një tur tragjiko-komik mes të thjeshtëve të këtij vendi.

Dhe nuk është e para herë që ne nuk guxojmë. Por kjo është një histori tjetër.

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, përsëriti qartë qëllimet dhe synimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar jo vetëm thellimin dhe përshkallëzimin e situatës së Sali Berishës, por edhe me të ngjashëm të tjerë të tij në Shqipëri dhe rajon, duke nënvizuar shfrytëzimin e kompetencave që SHBA-të nuk i kishin më parë. Në një intervistë të freskët për Zërin e Amerikës, Escobar tha se “përcjellin shumë informacione” edhe për këtë çështje, ndërkohë që gazetarë shqiptarë vazhdojnë të bëjnë të habiturit se si mundi të ndodhë kjo me Sali Berishën tetë vite pa qenë në pushtet, duke mbyllur sytë në mënyrën më totale para fakteve.

Pra, vetëm disa në Shqipëri as nuk kanë pyetur edhe as nuk u shkon ndërmend të pyesin Sali Berishën se “Si ka mundësi që vajza e tij deklaroi në të njëjtën tavolinë nga ku flet shpesh vetë Berisha se kishte rreth 39 mijë dollarë në bankë kur erdhi në 2005-en dhe sot, në krah të bashkëshortit janë pronarë kullash të pafundme. Askush në tavolinën ku ulet Berisha nuk ka marrë mundimin ta pyesë se si e bëri mrekullinë djali i tij të marrë një kredi prej 1.8 milionë euro nga një bankë e Tiranës me kolateralë qesharakë, kur shqiptarët shtrydhen dhe për shumën më të vogël?

Askush akoma nuk guxon të bëjë pak aritmetikë të thjeshtë e të zbardhë lehtësisht përballë shqiptarëve që qoftë kulla në Gjirin e Lalëzit, qoftë apartamentet në lagjen luksoze në Tiranë që të gjithë e quajnë sot “lagja e Berishës”, qoftë zyra e bukur e tij me pajme të gjerë e nga lart mbi kryeqytetin, qoftë pushimet prej sheiku të djalit e dyqanet e të fejuarës së tij, vajzë prindërish të thjeshtë e modestë, nuk janë rezultat i inteligjencës, djersës apo biznesit të barabartë me të tjerë shqiptarë dhe kur askush nuk ia bën këto pyetje në sy, ia bëjnë amerikanët dhe kjo nuk është hera e parë që bëjnë hapa që duhet t’i bënim ne, bij e bija shqiptarësh.

Kur Tirana elitare mbyll gojën, kur vazhdon të bëjë sikur nuk sheh, sikur nuk di, sikur nuk dëgjon, atë që njohin dhe e dinë të gjithë, nga i madh e vogël, atëherë, rrofshin amerikanët! Si gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu dhe sot, po hedhin dritën e mjaftueshme. Na takon ne pastaj të mos bëjmë gabimet që bëmë kur krijuam, pas amerikanëve, Enver Hoxhën./ Shqiptarja.com

 

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

13/12/2025
VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

13/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al