• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ShBA nuk angazhohet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

07/04/2021
ShBA nuk angazhohet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Shtetet e Bashkuara riafirmuan të martën angazhimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, por nuk ofruan mbështetje publike për një proces të përshpejtuar anëtarësimi në NATO.
“E kemi diskutuar këtë aspiratë prej kohësh me Ukrainën”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, kur u pyet për përpjekjet më të fundit të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.
“Ne jemi mbështetësit e tyre të fortë”, shtoi ajo. “Por, ky është një vendim që duhet ta marrë NATO”.
Ukraina, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, ka shprehur shqetësimin për lëvizjet e forcave ruse në ditët e fundit përgjatë kufirit ukrainas, të cilat shihen si një përpjekje për të frikësuar Kievin.
Gjatë telefonatave më herët të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje aleancës t’i dërgojë një mesazh Moskës duke e lejuar Ukrainën të anëtarësohet.
“Vetëm reformat nuk do ta ndalojnë Rusinë”, shkruajti zoti Zelenskiy në Twitter pas telefonatës me zotin Stoltenberg. “@NATO është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës në #Donbas”, tha ai, duke iu referuar rajonit në Ukrainën lindore, pjesë të së cilit kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
“MAP i Ukrainës (Plani i Veprimit të Anëtarësimit) do të jetë një sinjal i vërtetë për Rusinë”, shtoi zoti Zelenskiy.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes të martën nuk pranuan të komentojnë mbi kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO, megjithëse shprehën shqetësim të vazhdueshëm për veprimet e Rusisë.
“Ne vazhdojmë t’i shohim forcat ruse të grumbulluara përgjatë kufirit me Ukrainën, veçanërisht në Krime, më shumë drejt juglindjes”, u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby, duke i quajtur lëvizjet ruse shqetësuese.
“I bëjmë thirrje Rusisë t’i bëjë më të qarta qëllimet e saj për atë çfarë po bëjnë me këtë mori forcash përgjatë kufirit”, tha zoti Kirby.
“Vazhdojmë të bëjmë thirrje për armëpushimet e parashikuara edhe nga Marrëveshja e Minskut … dhe për të qetësuar situatën”, tha ai.
Ukraina thotë se goditjet me artileri nga forcat pro-ruse në Donbas kanë vrarë 24 ushtarë këtë vit dhe tetë gjatë vetëm dy javëve të fundit.
Rusia ka mohuar se lëvizjet e saj ushtarake paraqesin një kërcënim për Ukrainën.
Gjatë një vizite në Indi të martën, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përshkroi deklaratat e fundit nga Kievi si shqetësuese dhe tha se Rusia kishte kontaktuar vendet e tjera evropiane.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi gjithashtu Kievin për përpjekjen për të destabilizuar më tej situatën.
“Deri më tani nuk po shohim një synim nga pala ukrainase për t’u qetësuar disi dhe për t’u larguar nga temat agresive”, tha zoti Peskov.
Separatistët në Donbas kanë luftuar me forcat ukrainase që kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në 2014.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore akuzojnë Rusinë për armatosjen e separatistëve dhe dërgimin e trupave ruse për t’i ndihmuar përpjekjet e tyre./VOA

Related Posts

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Pikante

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

13/09/2025
“Ajo është shqiptare” – Polemika për fituesen e Miss Finlandës
Lajme

“Ajo është shqiptare” – Polemika për fituesen e Miss Finlandës

10/09/2025
Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)
Pikante

Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)

08/09/2025
Nuk ka nxënës, Greqia mbyll mbi 700 shkolla
Kryesore

Nuk ka nxënës, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

06/09/2025
Lajme

Greqia miraton ligjin për kthimin me forcë të emigrantëve pa dokumente

04/09/2025
E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore!
Kryesore

E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore!

18/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Demi Lovato uron Selena Gomez dhe Benny Blanco për fejesën: Nuk mund të isha më e lumtur për ta

Demi Lovato uron Selena Gomez dhe Benny Blanco për fejesën: Nuk mund të isha më e lumtur për ta

17/09/2025
Mbappe nderon Realin ndaj Marsielle, “gjeli” bën “dopietë”, Alonso: Shfrytëzuam shpirtin e Bernabeut

Mbappe nderon Realin ndaj Marsielle, “gjeli” bën “dopietë”, Alonso: Shfrytëzuam shpirtin e Bernabeut

17/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al