Pas humbjes në Tiranë, Luftëtari synon të bëjë befasinë në shtëpi përballë Partizanit, kundërshtar i cili nuk fiton prej 22 vitesh në Gjirokastër. Shanset për Luftëtarin janë të pakta për të bërë diçka, të paktën në letër megjithatë ka treguar se di të bëjë surpriza. Nga ana tjetër, Partizani tenton të lërë pas humbjen në Elbasan ndaj Kukësit.
Mungesa e Partizanit këtë ndeshje, është Solomon i ndëshkuar me karton të kuq ndërkohë që është rikthyer titullar Jasir Asani. Nga ana tjetër, Demo nuk ia ka dalë dhe Duros i është dashur të bëjë sërish ndryshime në rreshtim.
Formacionet:
Luftëtari: Paiteris, Dushkaj, Lala, Isufi, Ahmetaj, Rapo, Açka, Hyseni, Çela, Lika, Fili
Trajner: Klodian Duro
Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Bitri, Romero, Kordeiro, Telushi, Trashi, Mala, Asani, Braun
Trajner. Franko Lerda