• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sfida në Gjirokastër, ja çfarë thotë për Luftëtarin mesfushori i Kukësit

12/03/2018
Sfida në Gjirokastër, ja çfarë thotë për Luftëtarin mesfushori i Kukësit

Në mesjavë ekipi i Kukësit do të ndeshet në transfertë përballë Luftëtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 të Superiores.  Një ndeshje më e veçantë do të jetë ajo në Gjirokastër për Besar Musollin. Kjo pasi ndaj Luftëtarit mesfushori i Kukësit do të realizojë ndeshjen e 200-të për fanellën e verilindorëve. Në një intervistë për “Supersport”, Musolli ka rrëfyer karrierën e tij, duke veçuar faktin se pengu i tij janë grupet e “Europa League”.

“Jam shumë i lumtur pasi kam kaluar 6 vite sakrificë dhe vuajtje. Këtu nuk duhet të harroj edhe momentet e mira që kam kaluar te Kukësi. Rastësia ka qenë që të bëjë debutimin me Luftëtarin, të fitojmë titullin ndaj kësaj skuadre, por edhe të festojë ndeshjen e 200 kundër këtij ekipi.

Për Hallaçin kam respekt shumë të madh, normalisht që kam kënaqësi që e kaloj rekordin e tij me prezencën në fushën e lojës me këtë fanellë, por për mua ai është ikona e këtij klubi.

E veçanta e këtyre 200 ndeshjeve, është se kam arritur të gjitha trofetë që e bëjnë një futbollist të ndihet i lumtur. Një peng që na kanë mbetur të gjithëve janë grupet e “Europa League”. Më kujtohet fitimi i Kupës së Shqipërisë me Klodian Duron, por pa harruar edhe titullin kampion me Ernest Gjokën.

Nuk e di sekretin e jetëgjatësisë në këtë ekip, por jam ndierë mirë me të gjithë drejtuesit e klubit. Kulmi për një futbollist është që të luajë për vendin e tij dhe për mua ishte kënaqësi të luaja me Kosovën. Mundohem të jem sa më i thjeshtë sepse jeta për futbollistin është e shkurtër dhe ajo që mbahen mend janë vetëm kujtimet. Ëndrra ime është që të kem performanca sa më të mira dhe të arrijë në Europa League”, është shprehur Besar Musolli

Related Posts

Tare ndërhyn në tratativën mes Napolit e Udineses, gati të sjellë në Milano sulmuesin shtatëlartë
Sport

Tare ndërhyn në tratativën mes Napolit e Udineses, gati të sjellë në Milano sulmuesin shtatëlartë

05/07/2025
Fair Play Financiar/ Milan dhe Inter “marrin frymë”, rrezikojnë Chelsea, Barcelona dhe Roma
Sport

Fair Play Financiar/ Milan dhe Inter “marrin frymë”, rrezikojnë Chelsea, Barcelona dhe Roma

05/07/2025
Ardian Ismajli pritet të zyrtarizohet tek klubi torinez, përcaktohet dita e vizitave mjekësore
Sport

Ardian Ismajli pritet të zyrtarizohet tek klubi torinez, përcaktohet dita e vizitave mjekësore

05/07/2025
Zyrtare/ Inter prezanton sulmuesin francez, Bonny rigjen teknikun Chivu tek zikaltrit
Sport

Zyrtare/ Inter prezanton sulmuesin francez, Bonny rigjen teknikun Chivu tek zikaltrit

05/07/2025
Botërori i klubeve/ Chelsea “prek” gjysmëfinalen, londinezët mposhtin Palmeiras falë një autogoli
Sport

Botërori i klubeve/ Chelsea “prek” gjysmëfinalen, londinezët mposhtin Palmeiras falë një autogoli

05/07/2025
VIDEO/ Fluminense në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, triumfon ndaj Al Hilal
Sport

VIDEO/ Fluminense në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, triumfon ndaj Al Hilal

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

05/07/2025
Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al