• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sfida me Çekinë, ja si është gjendja e Kombëtares

02/10/2023
Sfida me Çekinë, ja si është gjendja e Kombëtares

Lojtarët e kombëtares së Shqipërisë po kalojnë një formë të shkëlqyer, teksa në fundjavën që lamë pas pjesa më e madhe e futbollistëve të grumbulluar në muajn shtator nga Sylvinho luajtën titullar në skuadrat e tyre.

Plot 16 futbollistë kuqezi luajtën titullarë në fundjavën që lamë pas, teksa 10 prej tyre luajtën ndeshje të plota. Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ylber Ramadani në Itali, Ivan Balliu në Spanjë, Klaus Gjasula në Gjermani, Mirlind Daku në Rusi, Arlind Ajeti në Rumani dhe Qazim Laçi në Çeki ishin në fushë nga minuta e parë deri në të fundit. Laçi, ishte protagonist duke shënuar dhe një gol në fitoren 2-1 të Sparta Prague ndaj Viktoria Plzen.

Për më shumë se 60 minuta ishin në fushë dhe Arbnor Muja në Blegjikë, Jasir Asani në Korenë e Jugut, Taulant Seferi në Emiratet e Bashkuara dhe Ernest Muçi në Poloni, Frederik Veseli dhe Odise Roshi në Turqi, me këtë të fundit që dha asist në suksesin 2-0 të Sakaryaspor ndaj Eyüpspor.

Pa dyshim lajmi më i mirë është rikuperimi i Myrto Uzunit. Sulmuesi berates u aktivizua në minutën e 73-të në ndeshjen mes Granadës dhe Almerias, duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, e duke i dhënë një pikë ekipit ku luan. Në ndeshjen e shkuar, 28-vjeçari u largua i dëmtuar, por gjithçka ka kaluar dhe ai gëzon një formë të mirë.

Minuta pati dhe për Kristjan Asllanin, që u aktivizua në minutën e 54-të në ndeshjen mes Interit dhe Salernitanes, me mesfushorin që i shkoi shumë pranë golit pas një goditje dënimi, e mori vlerësime pozitive për paraqitjen e bërë.

Po ashtu dhe Mario Mitaj u aktiviuza në fundin e ndeshjes mes Lokomotiv Moscow dhe Nizhny Novgorod. Ardian Ismajli ishte në pankinë në ndeshjen mes Bolognas dhe Empolit, por trajneri vendosi që të mos e rrezikonte në këtë përballje, por në vijim do të jetë i disponueshëm për të dhënë kontributin e tij.

Thomas Strakosha dhe Enea Mihaj ishin të vetmit që nuk arritën të zbrisnin në fushë këtë fundjavë. I dëmtuar vijon të jetë Sokol Cikalleshi, i cili në ndeshjen e fundit nuk ishte i grumbulluar. Kavajasi shpreson që të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave me Konyaspor dhe për grumbullimin e kombëtares së Shqipërisë.

Ndërkohë, vijon të bëjë shkëlqejë Arbnor Muçolli në Suedi. Mesfushori shënoi golin e barazimit për Göteborg duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në kohën shtesë ndaj Hammarby teksa regjistroi golin e shtatë këtë edicion. Po ashtu dhe Endri Çekiçi ka shënuar golin e parë në Turqi, në humbjen 2-1 të Pendikspor ndaj Trabzonspor.

Gjithashtu vijon me formën e mirë dhe sulmuesi i Shqipërisë U21, Christian Shpendi, i cili shënoi golin e radhës me Cesenën në Itali, duke ndihmuar ekipin në suksesin 5-2 ndaj Rimini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al