• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Serbë e shqiptarë bashkohen në Tepelenë, nismë mjedisore për t’i kthyer mbetjet plastike në suvenire (VIDEO)

15/09/2019
Serbë e shqiptarë bashkohen në Tepelenë, nismë mjedisore për t’i kthyer mbetjet plastike në suvenire (VIDEO)

Një grup të rinjsh shqiptarë dhe serbë, po inkurajojnë popullsinë lokale në Kurvelesh të Tepelenës për ta kthyer plastikën që po ndot masivisht një prej zonave më të bukura të vendit në një biznes me përfitim.

Arnen Sula thotë se është një projekt që po i inspiron të rinjtë, por ende është e vështirë të përqafohet si ide biznesi nga banorët. Për grupin serb të të rinjve iniciativa nuk ishte thjesh mjedisore, por edhe një mundësi për të njohur një vend fqinj me marrëdhënie vazhdimisht të ngrira.

“Është një projekt shumë interesant jo vetëm se kontribuojmë në diçka shumë të vlefshme por ne po njohim këtu njerëzit e vërtetë që na kanë mirëpritur pavarësisht nga vinim. Ata nuk shohin lidhje mes nesh dhe politikës dhe kjo na ka bërë të ndihemi më të mikpritur nga sa ju do të ndiheshit në një vend tjetër”, thotë një vajzë.

” Është detyrimi ynë ta promovojmë këtë zonë të rrallë dhe Shqipërinë. Ne duhet t’ju flasim njerëzve tanë sesi u pritëm këtu dhe sesa e bukur është Shqipëria. Serbët bëjnë turizëm në Europën Qëndrore dhe në Perëndim ngaqë ende nuk e kanë zbuluar gjithë këtë potencial. Po të mos ishte për këtë projekt ndoshta edhe ne nuk do të kishim ardhur kurrë”, thotë një tjetër.

“Plastika e çmuar” është një program që ka filluar të përhapet me ritme të shpejta në shumë vende të botës për shkak të lehtësisë në përdorim dhe të përfitimeve që sjell. Bashkia e Tepelenës pritet të nënshkruajë një marrveshje bashkëpunimi me programin ku do të angazhohet të grumbullojë plastikën nga zonat piktoreske të disa fshatrave në Nivicë, Gusmar, Lekdush, Rexhinë dhe nga thellësia e kanioneve.

Kanionet e Nivicës dhe mundësitë e shumta të turizmit të aventurës e kanë kthyer zonën malore të bashkisë së Tepelenës në një prej destinacioneve të turizmit të veçantë./Tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al