• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Sëmuret’ papritur gjyqtari i Gjirokastrës, por KPK nuk toleron: Nesër, ora 12:00 paraqitu në vetting

02/02/2020
‘Sëmuret’ papritur gjyqtari i Gjirokastrës, por KPK nuk toleron: Nesër, ora 12:00 paraqitu në vetting

Gjyqtari i Apelit Gjirokastër Tomor Skreli duhet të paraqitet nesër, e hënë 3 shkurt 2020, për tu përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut.

Mirëpo, në një kohë kur KPK e ka thirrur për seancën dëgjimore që do mbahet nesër, mësohet se në 10 dhjetor 2019 gjyqtari Tomor Skreli ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ai veç postit si gjyqtar i Apelit të Gjirokastrës, është dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Në kërkesën për dorëheqje, Shkreli thotë se ka vendosur të largohet nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore. Por, kërkesa e gjyqtarit të Gjirokastrës nuk është marrë parasysh nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi sipas njoftimit ai duhet të përballet nesër me gjetjet e vettingut në orën 12:00, dhe me trupën gjyqësore që po kryen procesin e rivlerësimit për të, e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Procesi i vettingut për gjyqtarin Tomor Skrelin ka nisur në mars të vitit 2019, për tre kriteret: analizën e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale, raporton newsbomb.al.

Tomor Skreli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Prej më shumë se 15 vitesh, Skreli ka punuar si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Në deklaratën e parë të vitit 2003, gjyqtari Tomor Skreli zotëronte pasuri familjare me vlerë 5.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e deklaruar e tij është rritur me 4 herë, duke kapur vlerën e 23.3 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 8.8 milionë lekë likuiditete bankare, 7 milionë lekë pasuri të patundshme, rreth 6.1 milionë lekë kursime të akumuluara ndër vite në cash si dhe automjet me vlerë 1.2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 35.5 milionë lekë. Rreth 63% e të ardhurave familjare kanë si burim pagën si gjyqtar të Z. Skreli, ndërsa paga e bashkëshortes zë rreth 17%. Subjekti deklaron gjithashtu të ardhura nga interesat bankare në masën 12% dhe të ardhura nga qiratë rreth 7% të totalit.

Sa i përket gjendjes së kursimeve në cash, subjekti dhe familjarët e tij deklarojnë teprica që në mënyrë të akumuluar kapin vlerën e 6 milionë lekëve deri në vitin 2015. Por pa sqaruar nëse kursimet janë pakësuar apo jo, Shkreli deklaron në vitin 2015 se zotëron në gjendjen cash vetëm 50 mijë lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia
Kryesore

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

02/02/2023
Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje
Kryesore

Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

02/02/2023
Akuzat për të cilat Basha nuk ka faj
Blog

Andi Bushati: Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

02/02/2023
E rëndë në Greqi/ 4-vjeçari dyshohet se është abuzuar nga babai dhe gjyshja
Kryesore

E rëndë në Greqi/ 4-vjeçari dyshohet se është abuzuar nga babai dhe gjyshja

02/02/2023
Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë
Kryesore

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra
Kryesore

Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra

02/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

02/02/2023
Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al