Zona pranë ish-repartit ushtarak në Sarandë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje. Në zonën që njihet si Marina, zjarri duket se ka marrë përmasa të frikshme ndërsa ende nuk ka ndërhyrje për të shuar flakët. Flakët që po përhapen me shpejtësi, kanë frikësuar edhe banorët dhe pushuesit e zonës. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. Marina, njihet si një ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit.