Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas arab pasi i është gjetur një sasi droge. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi arab A. L., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.