Tre persona janë plagosur në Sarandë, pas rrëzimit të tavanit të një lokali. Policia thotë se ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ‘Baba Rexhepi’, në katin e dytë të lokalit në pronësi të shtetasit M.H, 64 vjeç, banues në Sarandë. Rënia e tavanit të varur ka dëmtuar lehtë shtetasit G.X dhe A.Gj, 43 dhe 59 vjeç, banues në Sarandë e Bularat-Gjirokastër, të cilët pasi mjekimit në spital janë larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për ngjarje aksidentale.
© ArgjiroLajm.net