Një 33-vjeçar me iniciale E.C. është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës. Ai kërkohet pasi mëngjesin e sotëm ka qëlluar shtetasin Fatri Mullaj 38-vjeç, i cili është roja i spitalit të Sarandës. Grindja mes tyre ka qenë për motive të dobëta. Aktualisht roja është nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.