Policia e Sarandës ka arrestuar dy të rinj. Ata janë O.A., 23 vjeç dhe D.Sh., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë. Arrestimi i tyre u bë në Sarandë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë me një sasi të vogël lënde narkotike duke qarkulluar me automjetin e D.Sh., pa leje drejtimi përkatës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
© ArgjiroLajm.net