U përkujtua me nderime 30 vjetori i masakrës së 12 Dhjetorit 1990, ku u vranë në kufi nga regjimi diktatorial në grahamat e tij të fundit, katër të rinj nga fshati Aliko. Në memorialin kushtuar katër viktimave Thimjo Masho, Thanas Koçi, Ajdhon Rafti dhe Vangjel Mitro u bënë homazhe nga banorët e fshatit Aliko si dhe deputetët e zonës Alket Hyseni e Damian Gjiknuri. E pranishme ishte edhe ministrja e Financace, Anila Denaj. Ishte 12 dhjetori i vitit 1990, periudha e arratisjeve sporadike. Katër të rinj nga fshati Aliko i Sarandës në përpjekje për të kaluar kufirin në Ciflik të Konispolit, pas nje shkëmbimi zjarri me ushtarët e kufirit, mbeten të vrarë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë edhe një nga ushtarët e postës së kufirit.