Një automjet ka marrë flakë në hyrje të qytetit, pranë një pike karburanti. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, të cilët udhëtonin nga Fieri drejt Sarandës, menjëherë sa kanë vënë re flakët në motor, kanë dalë nga automjeti dhe janë munduar të fikin zjarrin në automjet, por që ka qenë e pamundur. Fatmirësisht nga zjarri pati vetëm dëme në automjet, që për fikjen e zjarrit në të është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikëses, pasi duke qenë se mjeti ndodhej pranë një pike karburanti, e bënte situatën të rrezikshme.