Një sipërfaqe e konsideruar është përfshirë nga zjarri të premten në fshatin Sheleger të Saradës. Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, kjo e ndihmuar edhe nga era që ka fryrë në këtë zonë. Banorët e zonës kanë dalë në ndihmë të 4 zjarrfikësve, të cilët janë përpjekur për të vënë flakët nën kontroll duke hedhur skrepa dhe lopata me baltë me qëllim që zjarri të mos shkonte në tokat e mbjella. Zjarri ka rrezikuar edhe kishën e fshatit, por fatmirësisht kjo e fundit nuk u përfshi nga flakët. Ky ishte zjarri i parë masiv në zonë, ndërsa policia po punon për identifikimin e shkaqeve të zjarrit.