Policia e Sarandës ka arrestuar 1 shtetas për vepra penale të ndryshme. Në pranga ka rënë Spartak Satrafili, 46 vjeç, banues në Sarandë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi më datë 20.08.2018, në rrugën “Honezmi” Sarandë, ky shtetas i ka vjedhur portofolin një shtetasi italian. Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtjeshme.
© ArgjiroLajm.net