• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sarandë, 700 tonë mandarina u eksportuan në vendet e rajonit dhe BE, gjatë një viti

08/11/2019
Sarandë, 700 tonë mandarina u eksportuan në vendet e rajonit dhe BE, gjatë një viti

Eksportet e agrumeve “Made in Albania” furnizojnë jo vetëm tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni e Veriut, por tashmë kanë konsoliduar eksportin e mandarinave drejt vende të BE-së, në Poloni, Çeki, Gjermani etj..

Adilaud Kojdheli, drejtor i zyrës së Ekstensionit Vlorë, bën të ditur për ATSH, se nga Saranda janë certifikuar 372 trajlera për eksport të mandarinave, gjatë periudhës tetor 2018- tetor 2019. Ndërsa eksporti i mandarinave gjatë kësaj periudhe ka arritur në 700 tonë. Shqipëria ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e agrumeve (portokaj, limona dhe mandarina), të përqendruar kryesisht në zonat jugore bregdetare të vendit. Sipas Kojdhelit, prodhimi i mandarinave është rritur ndjeshëm këto vitet e fundit.

Ato përbëjnë sot rreth 2/3 e sasisë totale të prodhimit të agrumeve në Shqipëri. Nga më pak se 100 ha tokë që ishte e mbjellë me mandarina në vitin 2005, prej të cilave merrej rreth 1000 tonë prodhim, sot sipërfaqja e mbjellë me mandarina është rritur në 800 ha dhe prodhimi ka prekur shifrën e mbi 30 mijë tonëve në vit. Kojdheli u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se rritja e prodhimit vendas të mandarinave ka tkurrur fort importin e tyre.

Ndërsa Eurostat e rendit Shqipërinë një ndër 10 shtetet mesdhetare në Europë, ku prodhohet portokalli. Vitin e kaluar citon Eurostat, Shqipëria u pozicionua në vendin e 8-të për nga prodhimi vjetor i agrumeve, më mirë se Malta, që ka një sipërfaqe bindshëm më të vogël të kultivimit dhe se Kroacia, vend që ka një klimë aspak favorizuese, si dhe sipërfaqe të vogël kultivimi si rrjedhojë. “Ndërkohë që kryeson Spanja, Italia dhe Greqia për superprodhimin e agrumeve”, citon agjencia e statistikave të Bashkimit Europian.
“Fshati mandarinave”, oferta për punësim

Në zonën e Konispolit, fermerët kanë krijuar “fshatin e mandarinave”. Superprodhimi i mandarinave në këtë zonë, jo vetëm që ka angazhuar në punësim mbi 1 mijë fermerë të zonës, por ka çelur vende të reja pune sezonale në pikun e prodhimit, siç është aktualisht stina e vjeljeve.

Në zonën e Konispolit ka 3 pika grumbullimi, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e mandarinës së Konispolit tashmë ka gjetur një shpërndarje mjaft të gjerë edhe në tregjet ndërkombëtare. Synimi i fermerëve dhe drejtuesve vendorë tashmë mbetet shtrirja e prodhimit deri në 6 muaj, shtator-mars, duke kultivuar kultura që i përshtaten zonës së famshme për mandarina.

Ndërsa teknologjitë dhe linjat e reja të ambalazhimit që po implementojnë fermerët në këtë biznes, synojnë të shtojnë standardet dhe eksportet e mandarinave “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

Related Posts

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026
Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari
Kryesore

Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari

12/02/2026
Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla
Kryesore

Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla

12/02/2026
Afrim Qëndro emërohet në krye të IKMT
Kryesore

Afrim Qëndro emërohet në krye të IKMT

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

13/02/2026
VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al