• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Saranda me sytë nga Greqia, bizneset presin turistët e huaj dhe emigrantët

29/06/2020
Saranda me sytë nga Greqia, bizneset presin turistët e huaj dhe emigrantët

Jemi gati në fund të qershorit, kohë kur Saranda do të duhej të ishte në sezonin e lartë, kohë kur do të kulmonte turizmi, por në fakt kemi vetëm prani të banorëve vendas dhe banorëve të rrethinave të cilët po përdorin vetëm plazhet publike pasi plazhet private ende nuk janë vënë në dispozicion për qytetarët.

“Po e ndikon shumë koronavirusi dhe rastet e reja të shfaqura edhe në Sarandë dhe Delvinë. Nuk ka fare këtë vit është bosh edhe plazhi edhe shëtitorja.Normal që e prisnin më mire por është keq. Hapja e kufirit me Greqinë është e pasigurt. Nuk kemi asnjë lloj informacioni. Unë kam një biznes të vogël që po shkon shumë keq.”

“Bie shumë në sy që kemi pak vizitorë se unë shkoj shpesh në plazh dhe në krahasim me vitet e tjera. Pritshmëritë nuk na u realizuan dhe mendoj se pak vizitorë kanë ardhur edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë.”

“Deri tani nuk ka fare vizitorë, janë vetëm sarandiotët, pothuajse quhet sezon i dështuar. Ne qoftë se nuk do hapen kufijtë që të vijnë emigrantët të vijnë të huajt.” Çfarë do të ndodhë me prenotimet nëse do të ketë një shtyrje të çeljes së kufijve?

“Nëse kjo ndodh do jemi të gjithë të penalizuar. Saranda jeton vetëm me turizmin. Shpresojmë që gjërat të ndryshojnë.”

Që prej datës 1 korrik pritet që të çelet zyrtarisht kufiri me shtetin grek por agjencitë turistike ndihen shumë të pasigurta mbi atë që realisht do të ndodhë. Ka zëra që flasin për një shtyrje të mundshme të afatit të çeljes. Nëse kjo do të ndodhë sipas operatorëve do të rrezikohet i gjithë sezoni.

“Kemi hyrë në një fazë ku ne nuk ndihemi të sigurt absolutisht. Që prej datës 1 korrik presim hapjen e kufirit që të fillojmë aktivitetin, edhe homologët tanë brenda javës së parë dhe të dytë presin të fillojmë mirëpo mesazhet dhe sinjalet nuk janë aspak të mira dhe kjo po na shqetëson. Nëse puna nuk do të fillojë reagimi i tregut, klientëve dhe bizneseve do të jetë i tillë që ne nuk mund ta parashikojmë dot. Nëse do të kemi një shtyrje të afatit atëherë ne i humbasim shpresat se jemi të sigurt që më pas do të shtyhet sërish kjo do ishte shkatërruese. Nuk e kuptoj cili është ndryshimi mes 1 dhe 15 korrikut. Nuk është një gjë që e shtroj unë si Arben por ka të bëjë me gjithë industrinë e turizmit që nga tragetet, fluturimet, turet e prenotuara. Kemi hyrë në një fazë irritimi dhe uroj që kjo të zgjasë vetëm pak ditë”, u shpreh Arben Çipa kreu i shoqatës së bizneseve të turizmit.

Nëse situata do të mbetet e njëjtë edhe për korrikun atëherë shpresat do të drejtohen vetëm te tregu vendas. / TCh

Related Posts

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Çmenduri në Greqi/ I riu shqiptar rreh me shkop berberin

09/02/2026
Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli
Kryesore

Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

09/02/2026
Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq
Kryesore

Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq

09/02/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Merkato unike e Tiranës në dimër, kalon shifrën 3 milionë euro me transferimin e fundit

09/02/2026
VIDEO/ Tifozët këndojnë për Mario Mitaj, atmosferë fantastike te Al Ittihad

VIDEO/ Tifozët këndojnë për Mario Mitaj, atmosferë fantastike te Al Ittihad

09/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al