Dy burgje janë mbyllur. Bëhet fjalë për burgun e Tropojës dhe ai i Sarandës. Pas mbylljes së institucioneve të vuajteve të dënimit, të burgosurit janë transferuar në ambiente të tjera. 13 të dënuarit që ndodheshin në burgun e Tropojës janë transferuar në Reç të Shkodrës, ndëra të paraburgosurit janë dërguar në Kukës.
Ndërsa burgu i dytë që është mbyllur është ai i Sarandës ku 15 të burgosurit që ndodheshin në Sarandë janë transferuar në Vlorë, ndërsa të paraburgosurit janë vendosur në Tepelenë. Me miratimin e hartës së re, Saranda arriti ta mbante Gjykatën e Shkallës së Parë, por jo edhe burgun.
Transferimi i të burgosurve është bërë nga Policia e burgjeve, në bashkëpunim me efektivët e Policisë së Sarandës dhe Tropojës. E i gjithë procesi ka përfunduar pa asnjë incident. Ndërkohë që pas kësaj këtyre të dy burgjeve, pritet që të mbyllen edhe ai i Vaqarrit dhe burgu i Zaharisë në Krujë.