Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka shkuar sot në Ukrainë në kryeqytetin Kiev për të zhvilluar një takim me homologune e tij, Dmytro Kuleba. Mediat greke bëjnë me dije se ministri grek ka mbërriur në Kiev, është takuar me homologun dhe më pas kanë nisur një shëtitje për të parë situatën në qytetin ukrainas pas sulmeve me raketa nga Rusia. Ka qenë ky momenti ku në Kiev janë dëgjuar sirenat dhe Dendias bashkë me ministrin ukrainas janë strehuar në buker.