Ministri i Brendshë, Sandër Lleshaj do të jetë mesditën e sotme në Dropull. Sic njofton Policia e Gjirokastrës, ministri do të inspektojë zyrën e aplikimeve për dokumentat biometrike, si dhe do të ketë një prononcim për mediat.
Ndërkohë gjatë takimit me krerët e Policisë Gjirokastër, Lleshaj do të japë udhëzimet dhe porositë për menaxhimin e zhvillimeve të pritshme në datën 28 tetor në Bularat, kur do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e ekstremistit Kostandin Kacifas. Pak ditë më parë policia procedoi një banor të Bularatit, i cili kishte tentuar të ndërtonte një memorial për Kacifasin në vendin ku ai u vra.
©argjiroja.net